Shqiperia

Zgjedhjet në Himarë, flet Gjikuria: Falënderoj himariotët që më mbështetën, do jem kryetari i ri i bashkisë

zgjedhjet ne himare flet gjikuria falenderoj himariotet qe me mbeshteten do jem kryetari i ri i bashkise
zgjedhjet ne himare flet gjikuria falenderoj himariotet qe me mbeshteten do jem kryetari i ri i bashkise

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka folur për mediat, pas përfundimit të orarit zyrtar zgjedhor.

Gjikuria tha se falënderon himariotët që e kanë mbështetur, duke thënë se do ta çojë programin deri në fund. Ai shprehu bindjen se do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë.

Petro Gjikuria: Dua të falënderoj të gjithë himariotët që më mbështetën, i falënderoj nga zemra. Falënderoj të gjitha partitë opozitare që më mbështetën në këtë fushë, stafin, që bënë një punë tepër të mirë. Himariotët folën dhe na ka ngelur të shohim vullnetin e tyre. Do ta çojmë programin tonë deri në fund. Himariotët nuk do ulin kokën, pavarësisht presiononeve.

[embedded content]

Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himariotët. Presione ka pasur, pasi ministra e deputetë të maxhorancës kanë qenë këtu. Qëllimi kryesor i imi është të punoj për himariotët. Unë jam fitues i garës, nëse fitoj dhe nëse kandidati tjetër dëshiron të punojë me mua është i mirëpritur.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts