Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se nëse do të ishte diskutuar aq shumë në këto vite për Fredi Belerin, njeriun me 3 emra, për çështjen e Çamërisë, sot do të kishim një tjetër raport lidhur me këtë të fundit.
Idrizi tha se kandidimi i Belerit tregoi bjerrjen e kritereve dhe ai u zgjodh thjesht për të mbajtur në këmbë “Vorio Epirin”.
“Në Parlamentin Europian kanë qenë 5 personazhe të Agimit të Artë, që më pas u shpall e paligjshme, ndaj nuk më çudit fakti se çuan edhe Fredi Belerin, i cili ka mbaruar misionin e tij në Shqipëri”, tha Idrizi.
[embedded content]
Kreu i PDIU-së ka shmangur komentet lidhur me kandidatin Petro Gjikuria që është propozuar nga opozita, ndërsa theksoi se e rëndësishme është të përfundojë kjo saga me kryebashkiakun, pasi qytetarët e Himarës dhe Himara kanë nevojë për një kryetar që të qëndrojë në kokë të punës, nga pastrimi i mbeturinave te masterplani.
Idrizi theksoi se nuk do të ishte dakort që në këtë Bashki të kishte vetëm kandidatë minoritarë.
“Himara nuk është zonë minoritare, nuk ka pse të trajtohet si një betejë minoritare. Derisa doli historia e Belerit nuk kemi pasur as tensione dhe as përplasje”, tha Idrizi, duke shtuar se Himara është stisur si vend konfliktesh, megjithëse ka 2 apo 3 fshatra që flitet greqisht.
Ai tha se Himara nuk duhet trajtuar as si zonë minoritare as si zonë ku shtohen minoritetet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co