Bota

Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë bashkinë! Numërimi do të fillojë kur të dorëzohen të gjitha kutitë

zgjedhjet ne himare kqz qendrat e votimit jane mbyllur ne te gjithe bashkine numerimi do te filloje kur te dorezohen te gjitha kutite





































Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se në orën 19:00 janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit  në të gjithë territorin e Himarës.

453911524_963544702474879_7370803079738967195_n

Sipas KQZ, procesi i votimit në të 36 qendrat e votimit ka qenë e qetë.

Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%.

Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.

Njoftimi:

Në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë.

Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm. KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit.

Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, nga pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%.

Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.

Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts