Shqiperia

Zgjedhjet në Himarë në kulmin e sezonit turistik/ Plazhet plot me pushues, të tjerët në radhë për të votuar…

zgjedhjet ne himare ne kulmin e sezonit turistik plazhet plot me pushues te tjeret ne radhe per te votuar
zgjedhjet ne himare ne kulmin e sezonit turistik plazhet plot me pushues te tjeret ne radhe per te votuar

Në Himarë po votohet për kreun e ri të Bashkisë, ndërsa në garë janë kandidatët Vangjel Tavo (PS) dhe Petro Gjikuria, i mbështetur nga opozita.

Procesi përgjithësisht vlerësohet i qetë, ndërsa gjatë ditës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi një takim me KZAZ-në, ndërsa tha se një nga shqetësimet e evidentuara ai i moslejimit të votuesve për të votuar me dokumente identifikimi të skaduara, nuk cënon në themel procesin.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen në kulmin e sezonit turistik, ccka duket se ka krijuar dy panorama krejt të ndryshme në Bashkinë e Himarës. Në njërën anë janë himariotët, ata që kanë dëshirë të ushtrojnë të drejtën e votës, që i janë drejtuar qendrave të votimit, dhe tjetra janë pushuesit, turistët apo edhe banorë të Himarës, që në vend të hedhjes së votës në kuti, kanë zgjedhur të shijojnë diellin në bregun e detit.

[embedded content]

Gjithsesi pjesëmarrja në zgjedhje konsiderohet e kënaqshme krahasuar edhe me zgjedhjet e mbajtura në 14 maj 2023. Kështu referuar shifrave të KQZ-së, në të njëjtën kohë, pavarësisht se sot jemi në kulmin e sezonit turistik, shifra e pjesëmarrjes krahasuar me atë të majit të vitit të kaluar është pak më e lartë.

Sipas KQZ, deri në orën 13:00 kanë votuar mbi 5700 votues me të drejtë vote, ose 25.85%, ndërsa në 14 majin e 2023 kjo përqindje ishte në kuotën e 24.2%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts