Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Bujar Leskaj, si dhe kryetarët e PD-së së Vlorës dhe Himarës, Atird Hoxha dhe Afrovita Dhimojani kanë zhvilluar këtë të hënë takime në mbështetje të kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.
Takimi i radhës është zhvilluar në njësinë administrative Kuc dhe Vranisht ku Noka, Leskaj dhe kryetarët lokalë të PD-së kanë bërë thirrje që të votohet për kandidatin e opozitës, Petro Gjikuria.
‘Erdhëm t’ju kërkojmë mbështetje për një figurë të pastër e dinjitoze si Petro Gjikuria.
Zona jua është harruar nga pushteti qendror dhe lokal, askush në 11 vjet nuk është kujtuar për ju. Vuani nga mungesa e ujit, papunësia, asnjë investim. Në 11 vite nuk kanë denjuar të kujtohen për ju, ndërsa tani vijnë gjithë hordhitë e administratës, SHISH, polici, tatime e të gjithë këtu për t’ju shantazhuar.
Nuk ju premtojnë ujë, por duan t’ua marrin ujin për investitorët strategjik si Olta Xhaçka. Çdo pushtet vjen e jep llogari para qytetareve, ndërsa këta jo. Këta vijnë për të shantazhuar e për të vjedhur. Harrojini siç ju kanë harruar. Refuzojini siç ju kanë refuzuar. Votoni Petron që bashkia t’iu kthehet qytetarëve’, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, gjatë takimeve të zhvilluara në mbështetje të kandidatit për Himarën, Petro Gjikuria.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co