Bota

Zgjedhjet në Himarë/ Policia e Shtetit: U dorëzuan pa probleme kutitë e votimit! Po monitorojmë territorin për të garantuar sigurinë

zgjedhjet ne himare policia e shtetit u dorezuan pa probleme kutite e votimit po monitorojme territorin per te garantuar sigurine





































Policia e Shtetit në një komunikatë për mediat ka bërë të ditur se është përmbyllur procesi i dorëzimit të kutive të votimit për garën e Bashkisë së Himarës.

Policia zgjedhjet
Policia thekson se “dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme. Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave”.

Më tej sqarohet se “mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të proçesit të votimit, Punonjësit e Policisë, të anagzhuar në këtë proces, janë paraqitur pranë çdo qëndre votimi dhe kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga të gjitha QV-të në VNV.

Gjatë shoqërimit nuk pati asnjë problem përsa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e Policisë.

Dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme.

Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave.

Njëkohësisht vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts