Policia në Himarë ka marrë në ruajtje të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet për kryetar bashkie. Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për t’i marrë në ruajtje.
Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.
Në total janë 23 mijë qytetarë e 74 qytetarë me të drejtë vote. 36 qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00.
Njoftimi i Policisë
Himarë/Policia merr në ruajtje Qendrat e Votimit për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë.
Në përmbushje të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Policia në 📍Himarë ka marrë në ruajtje të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet për kryetar bashkie. Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për t’i marrë në ruajtje.
Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 04.08.2024 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit.
Në të njëjtën kohë, vazhdon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co