Alarmet për bomba në disa qendra votimi në SHBA kanë shqetësuar jo pak qytetarët, por edhe udhëheqësit e këtyre zonave.
Siç raporton CNN, qarku Fulton në Xhorxhia, ka të ngjarë të kërkojë nga një gjykatë që të zgjasë orët e votimit në disa vende ky është kërcënuar me shpërthime bombash, deri në orën 19:30 ET, (1:30 me orën lokale shqiptare).
Një zyrtar i Xhorxhias është shprehur se ka dy qendra votimi në Cobb County që lejohen të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:20 ET (01:20 me orën lokale shqiptare) dhe një vend në Gwinnett County që do të kërkojë një zgjatje deri në orën 20:00 ET (02:00 me orën lokale shqiptare).
Zgjatja e orarit të votimit do të shtynte me një orë kohën kur njësitë duhet të raportojnë rezultatet, megjithëse shumica e zonave pritet të dërgojnë rezultate deri në orën fillestare të orës 19:00 ET, (01:00 me orën lokale shqiptare).
Kërcënime për bomba u morën në shumë vende votimi përvec Atlantës, edhe në tre shtete të fushëbetejës, si Xhorxhia, Michigan dhe Wisconsin.
Sipas FBI, kërcënimet me bombë dyshohet se vinin nga domenet ruse të adresave të e-mail.
“Asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani,” tha FBI në një deklaratë, duke shtuar se integriteti i zgjedhjeve ishte ndër prioritetet më të larta të byrosë.