Pritja e ethshme ka nisur në SHBA, ku në shtete të ndryshme po transmetohen parashikimet për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pa asnjë surprizë deri më tani në përballjen mes ish-presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris.
Bazuar në projeksionet e AP, Trump deri më tani ka siguruar 230 vota elektorale dhe Harris 210, të dy në garë për të fituar 270 votat elektorale, që u sigurojnë vendin në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave kryesore amerikane, ish-presidenti republikan mbizotëron, në Indiana, Kentucky, Wyoming Missouri, Kansas, Oklahoma, West Virginia, Florida, Alabama, Mississippi, Tennessee, Karolina Jugore dhe Veriore, Dakota Jugore dhe Veriore, Teksas , Luiziana, Arkansas dhe Ohio.
Kujtojmë se Karolina e Veriut ishte një nga shtetet me luhatje kritike, që i siguron kandidatit republikan 16 vota elektorale.
Nga ana tjetër, kandidatja demokrate mbizotëron në Oregon, Vermont, Nju Jork, Nju Xhersi, Massachusetts, Maryland, Illinois, Kolorado, Nju Meksiko dhe në kryeqytetin federal, Uashington.
Përqindjet në 6 shtete të fushëbetejës:
Në Xhorxhia, me 93% të votave të numëruara, Trump kryeson me 50.7% kundrejt 48.4% të Harris.
Në Pensilvani, me 83% të votave të numëruara, Trump kryeson me 51.2% kundrejt 47.7% të Harris.
Në Wisconsin, me 75% të votave të numëruara, Trump kryeson me 50.8% kundrejt 47.6% të Harris.
Në Arizona, me 52% të votave të numëruara, Trump kryeson me 49.8% kundrejt 49.3% të Harris.
Në Michigan, me 44% të votave të numëruara, Trump kryeson me 51.2% ndaj 47% të Harris.
Numërimi në Nevada është ende shumë herët për të bërë ndonjë parashikim, pasi ende ka qendra votimi të hapura.