Zgjedhjet në SHBA, Walz flet para elektoratit demokrat: Trump rrënoi ekonominë

zgjedhjet ne shba walz flet para elektoratit demokrat trump rrenoi ekonomine
zgjedhjet ne shba walz flet para elektoratit demokrat trump rrenoi ekonomine

Kandidajta demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris dhe kandidati për zëvendëspresident, Tim Walz, dolën për herë të parë bashkë në tubimikn elekotral në qytetin simbol të Shteteve të Bashkuara, Filadelfia. Ky është edhe fillimi i turneut të fushatës elektorale ku të dy kandidatët demokrat do të shfaqen së bashku.

Në fjalët e tij para elektoratit demokrat të më shumë se 10 mijë personave, Tim Walz tregoi faktorët të cilët ndikuan në marrjen përsipër të kandidmit të tij për postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Për afro 20 vjet kam pasur privilegjin të jap mësime të studimeve sociale në shkollën e mesme dhe të merrem me futboll, duke përfshirë edhe fitimin e një kampionati. Ishin studentët e mi të cilët më inkurajuan të kandidoj për këtë post. Ata panë tek unë atë që unë shpresoja t’u rrënjosja: një përkushtim për të mirën e përbashkët, një besim se një person mund të bëjë një ndryshim. Kështu që në vitin 2006, bëra një hap dhe kam kandiduar për Kongres”.

Walz i kërkoi konkurrentit të tij direkt për postin e zëvendëspresidentit, kandidati republikan JD Vance, që të debatojë me të.

“Më duhet t’ju them se mezi pres të debatoj me atë djalin (JD Vance). Kjo nëse ai është i gatshëm të zbresë nga divani dhe të shfaqet”.

Në lidhje me Trump, Walz e cilëson si personin përgjegjës për rrënimin e ekonomisë amerikane dhe rritjen e krimit.

Kamala Harris, njoftoi zgjedhjen e Walz-it pasi pa tek ai një person me përvojë ekzekutive dhe një histori të suksesit mbi votuesit ruralë, të bardhë, të cilët janë tërhequr nga Trump gjatë viteve. Pas Filadelfiasndales a radhës për kandidatët Harris-Walz do të jetë Wisconsi, Nevada dhe Arizona.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →