Analisti Genc Burimi, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me situatën në Turqi pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.
Ai u shpreh se politikat kombëtare nuk ndryshojnë, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, edhe pse Erdogan dhe partia e tij nuk dolën me rezultatet që prisnin, duke humbur qytetet kryesore.
Burimi shtoi se Erdogan do të jetë në pushtet deri në 2028.
“Ne si Shqipëri kemi nevojë për Turqinë. Rezultati nuk ndryshon gjërat në politikën e kombëtarë në Turqi deri ën zgjedhjet e ardhshme. Ka një pakënaqësi në rritje të popullit turk për politikat e Erdoganit, që ndikohet edhe nga rrënimi ekonomik.
Deri në 2028 Erdogan do të jetë në pushtet në Turqi. Nëse del Turqia nga NATO anijet ruse dalin në Mesdhe”, tha Burimi.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co