Zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit “Fan Noli”, ja kandidaturat

zgjedhjet per autoritetet dhe organet drejtuese te universitetit fan noli ja kandidaturat
zgjedhjet per autoritetet dhe organet drejtuese te universitetit fan noli ja kandidaturat

Ka nisur procesi i votimit në universitetin “Fan Noli”.

Reth 144 pedagogë dhe 2398 studentë kanë të drejtë vote.

Ndërkohë do të votohet në 4 qendra votimi të 4 fakulteteve të Universitetit Fan Noli.

Në garën për rektor janë 3 pedagogë, Irena Nikaj, Lorenc Ekonomi dhe Robert Damo.

Krahas votimeve për drejtuesin e universitetit do të votohet edhe për dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve. Vetëm në dy prej 4 fakulteteve zhvillohet garë, ndërsa në fakultetin e Ekonomisë dhe Bujqësisë dëshirën për të kandiduar e ka shprehur vetëm nga një profesor.

Procesi i votimit ka filluar në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë më orën 15:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co