Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, kallëzon në SPAK, Vangjel Tavon, kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak, në zgjedhjet që do të mbanë në 4 gusht.
Gjikuria pretendon se Tavo ka transferuar gjendjen civile nga Dropulli në Himarë.
Kandidati i opozitës kërkon nga SPAK hetimin e procedurave. Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës zhvillohen pasi KQZ shpalli vakancën, ndërsa Fredi Beleri, u dënua nga Apeli i GJKKO-së për korrupsion zgjedhor, vendim që mori formën e prerë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co