Bota

Zgjedhjet për pushtetin lokal në Serbi/ Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, ndërsa Arbër Pajaziti në Bujanoc

zgjedhjet per pushtetin lokal ne serbi ardita sinani shpall fitoren ne presheve ndersa arber pajaziti ne bujanoc

































Kandidatja për kryetare të komunës së Preshevës nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik Ardita Sinani shpalli fitoren në zgjedhjet për pushtetin lokal që u mbajtën të dielën në Serbi.

Capture

Në komunën e Preshevës garonin 6 parti politike shqiptare dhe një parti serbe. Sipas rezultateve paraprake, në kuvendin e kësaj komune, 37 përfaqësues janë nga radhët e komuniteti shqiptar dhe një nga radhët e komunitetit serb.

Sinani e cilësoi fitoren e saj si historike.

“Subjekti ynë politik i ka rreth 4 mijë e 78 vota për momentin nga rreth 14 mijë votues që morën pjesë”, tha ajo, duke e nënvizuar se “ky proces ishte shumë i rëndësishëm për komunën e Preshevës dhe me maturi dhe këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhshëm. Qytetarët e Preshevës kanë treguar një maturi politike, procesi ka shkuar mbarë dhe gjithçka deri tash ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Sinani kishte shërbyer edhe më herët si kryetare e komunës së Preshevës ndërsa aktualisht shërbeu si këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për rajonin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në komunën e Bujanocit, po ashtu komunë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, fitoren e shpalli Arbër Pajaziti nga lista zgjedhore Fronti për Ndryshim.

Përfaqësuesit e shqiptarëve thonë se vështirësitë më të cilat përballet rajoni, që nga mungesa e investimeve ekonomike e deri te mosnjohja e diplomave dhe posaçërisht procesi i “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve, kanë ndikuar në ekuilibrin etnik dhe rrjedhimisht përfaqësimin politik të shqiptarëve nga ky rajon./voa

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts