Zgjedhjet presidencialet në Rusi, Vladimir Putin regjistrohet zyrtarisht si kandidat

zgjedhjet presidencialet ne rusi vladimir putin regjistrohet zyrtarisht si kandidat
zgjedhjet presidencialet ne rusi vladimir putin regjistrohet zyrtarisht si kandidat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka regjistruar presidentin aktual, Vladimir Putin, si kandidat për zgjedhjet e reja presidenciale. Putin do të garojë për mandatin e pestë presidencial.

Për shkak të ndryshimeve kushtetuese, që janë kritikuar nga ekspertët, Putini ka të drejtë të bëhet president edhe për dy mandate. Për herë të parë ai u zgjodh president i Rusisë në vitin 2000, shkruan REL.

Putin do tĂ« garojĂ« si kandidat i pavarur nĂ« zgjedhjet e caktuara pĂ«r 17 mars. PĂ«r t’u regjistruar si kandidat, atij iu kĂ«rkua tĂ« mblidhte tĂ« paktĂ«n 300.000 nĂ«nshkrime tĂ« rusĂ«ve nga rajone tĂ« ndryshme tĂ« shtetit, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kandidaturĂ«n e tij. Nga nĂ«nshkrimet e dorĂ«zuara, 0.15 pĂ«r qind e tyre u shpallĂ«n tĂ« pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nĂ« Rusi.

Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për Putinin u evidentuan një sërë shkeljesh. Në veçanti në Shën Petersburg nënshkrimet u mblodhën nga anëtarët e komisionit të zonës, që drejtpërdrejt përbën shkelje të ligjit.

Putini është bërë kandidati i katërt i regjistruar për zgjedhjet presidenciale ruse, pas Vladislav Davankovit nga partia Populli i Ri, Nikolai Kharitonovit nga Partia Komuniste dhe Leonid Slutskyit nga Partia Liberale Demokratike. Në përgjithësi, 11 kandidatë po synojnë të garojnë në zgjedhje dhe kandidatët kanë afat të mbledhin nënshkrimet e nevojshme deri më 31 janar.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →