Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka publikuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë ku caktohet përbërja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore
Në një postim në Facebook, deputeti Sula thekson fakti se kreu i mazhorancës e di kërkesën e tyre dhe nuk e ka ai tagrin të zgjedhë se kush është opozita.
Sula shtoi se ata që bllokuan Reformën Zgjedhore për 22 muaj janë akoma në sintoni të plotë për të mos bërë asgjë thelbësore nga detyrat që ka dhënë Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR për të bërë ndryshimet e nevojëshme në mënyrë që të sigurojë rregulla të barabarta në zgjedhje.
Postimi i plotë:
🔴FAKTE/ Për të gjithë “naivët” që ngrenë supet dhe shmangin kërkesën e shumicës së grupit Parlamentarë të PD.
📌Në këtë reagim, po postoj një vendim të Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2022 ku caktohej përbërja e Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore.
📌Në vendimin nr 48/2022 thuhet shprehimisht: “Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e barazisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 18 anëtarë, nga të cilët 9 janë anëtarë të Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, 6 Përfaqësues nga Grupi i Partisë Demokratike, 1 Përfaqësues nga Grupi Parlamentarë Aleanca për Ndryshim, 1 përfaqësues nga Grupi Parlamentarë Demokraci dhe Integrim dhe 1 deputet i Pavarur”.
🔵Siç mund ta shikoni, për ngritjen e këtij komisioni është ruajtur proporcionaliteti i madhësisë së grupit Parlamentarë.
Komisioni i Reformës, është një Komision Parlamentarë. Institucioni i Parlamentit marrëdhënien e mban me Grupin Parlamentarë, me atë që është i mandatuar nga votat e qytetarëve.
Anëtari nga radhët e opozitës në komision që emërtohet “Deputet i Pavarur”, është z. Vasili. Por në vendimin e Parlamentit në asnjë moment nuk përmendet aty Partia e Lirisë, ish- LSI.
📌Si mund të pranojë që institucioni ligjbërës të jetë vetë shkelës i ligjit dhe rregulloreve. Si mundet që institucioni ligjbërës të ketë “vështirësi” në kuptimin e rregullores dhe ligjit.
📌E vërteta është se Parlamenti e ka zgjidhur një herë një rast të ngjashëm se kë njeh parlamenti dhe me kë mban marrëdhënie. E ka zgjidhur me rastin e kryetarit të grupit të PD, z. Bardhi. Departamenti ligjor ia ka dhënë përgjigjen znj. Nikolla dhe z. Bardhi thirret në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve si kryetar i Grupit të PD, ndërsa tani bëjnë sërish si naivë.
📌Nuk ka asgjë të vështirë për tu kuptuar në këtë rast se ata që bllokuan Reformën Zgjedhore për 22 muaj janë akoma në sintoni të plotë për të mos bërë asgjë thelbësore nga detyrat që ka dhënë Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR për të bërë ndryshimet e nevojëshme në mënyrë që të sigurojë rregulla të barabarta në zgjedhje.
🔵Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka shumë interest të çoj përpara Reformën Zgjedhore, por nuk mund të pranojë prishejn e rregullave të “lojës” që sa hyn në fushë.
📌Ne duam të ruhet proporcionaliteti në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të diskutojmë pa vënë kushte për çdo gjë të mundshme që e bën garën dhe votën e qytetarëve më të barabartë.
🌹Kreu i mazhorancës e di shumë mirë se çfarë kërkojmë ne. Po ia rikujtoj se në 2007 qeveria e asaj kohe (opozita e sotme) shtyu zgjedhjet vetëm për një element sigurie ne certifikaten personale te votuesit nga Gjendja Civile ne mënyrë që të krijoheshin kushtet e nevojësh që procesi të ishte i besueshëm për të gjithë aktorët që merrni pjesë në zgjedhje. Përgjate 2008, mazhoranca e kohës bëri shumë lëshime në mënyrë që opozita e atëherëshme të kishte besim në procesin zgjedhor.
🔴Parlamenti Evropian, OSBE/ODIHR e ka bërë të qartë se Ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve kërkojnë consensus të gjerë dhe kërkojnë përfaqësim proporcional në Komisionin e Reformës Zhkedhore. Kryeministri nuk ka tagrin të zgjedhe ai se kush është opozita. Nuk mund ta bëjnë Reformën Zgjedhore me një grup Parlamentar që ka 7 deputetë dhe të shmangë apo mos njohë 47 ligjvënës që kanë mbi supe votat e qindra mijëra shqiptarëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co