Bota

Zgjerohet mbështetja e ndaj kandidatit shqiptar për eurodeputet, Muharrem Salihu: Do lobojmë për votën e diasporës, çeljen e konsullatave dhe kurseve të shqipes në gjithë Italinë!

zgjerohet mbeshtetja e ndaj kandidatit shqiptar per eurodeputet muharrem salihu do lobojme per voten e diaspores celjen e konsullatave dhe kurseve te shqipes ne gjithe italine































“Jam Muharrem Salihu, në fletë votimin shënohem Marco, ashtu si më kanë shkruar në dokumentat e Serbisë ku jam lindur zyrtarisht, dhe për lehtësi, autoritetet zgjedhore kanë pranuar këtë zgjedhje”- u tha kandidati i vetëm shqiptar në listat e kandidatëve italianë për zgjedhjet europiane, mbi 100 të mbledhurve në mjediset e CNA, Parma, një shoqatë biznesi drejtuar nga ndërmarrësi dhe filantropi shqiptar Shpend Ndreu.

443822619_393285196892631_5437136329819733570_n

Ky ishte vetëm takimi i tretë në Parma, i kandidatit shqiptar, me grupe interesi, individë të realizuar, në një komunitet si ai i rreth 6000 shqiptarëve të Parmës, ku kanë të drejtë votimi midis 2500 dhe 3000 vetëve.

Në prezantimin e tij, ai shpjegoi i pyetur nga të pranishmit sesi u gjend në Itali, pas diskriminimit në Republikën e Serbisë, studimeve elitare në Zvicër dhe përqëndrimit në Venecia, ku zotëron 12 restorante , një pjesë e administron vetë dhe një pjesë nëpërmjet të tjerëve; biznesit hotelier, atij në fushën e sigurisë dhe ekspozitave itinerante sportive, ku ka të punësuar afro 200 persona.

Kandidati Marco (Salihu) parashtroi disa prej ideve të veta në biznes dhe politikë, duke vlerësuar rolin e Italisë si shtet mikpritës i afro një milionë shqiptarëve dhe që është i vlerësuar nga të gjithë në Ballkan, si emëruesi më i vogël i përbashkët i vendeve që kanë histori konflikti me njeri tjetrin. “Italia është pëlqyer nga ne dhe gjatë pushtimit, sepse ndikoi në zhvillim, megjithatë-tha ai, i cili shtoi se “Italia duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë për të formuar personelin e punësimit në territor. “ Kandidati shqiptar dha idenë e votimit unik në krejt Europën, dhe jo mbi bazën e shteteve, që krijon mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të mirë dhe forcon epërsinë e kandidatëve shqiptarë në një territor të bashkuar elektoralisht. Kjo është një ide e tij në frymën e programit të Ema Boninos, politikane veterane, drejtuese e Listës “Shtetet e Bashkuara të Europës”.

Marco (Muharrem Salihu), tha para të pranishmëve se ishte dhuratë të gjendej para ndërmarrësve kryesisht shqiptarë, sepse “ne jemi njerëz që falë sakrificave kemi arritur shumë në jetë, dhe më vjen mirë që dhe ju në pak vite keni shkuar kaq larg”. Ai shpjegoi përbërjen e grupit të vet, duke shpjeguar posacërisht përbërësen e sigurisë në aeroporte ku bëjnë pjesë disa subjekte, si Bosch, Thales, Italsicurezza, Università di Verona, etj.

Ai premtoi se pasi të zgjidhet do të lobonte tek qeveria italiane që të amendonte Ligjin Bosi Fini, që i ndalon rinovimin e lejeve të qëndrimit atyre të huajve që mund të kenë bërë shkelje të vogla në territor, ndonëse të lindur në Itali. Po ashtu ai premtoi se sipas modelit tunizian, që ka frenuar trafikun klandestin në ujrat e veta, do të kërkonte që Italia ’’i ofronte kushte lehtësuese bizneseve shqiptare dhe atyre Italiane te vendosura ne Ballkan që shesin produktet e tyre në Itali dhe Evrope”. Shqipëria ka pozitë preferenciale ndaj qeverisë italiane, për shkak të vendimit për të strehuar disa qendra emigrantësh në Shëngjin, dhe kjo pozitë duhet shfrytëzuar për të kërkuar disa avantazhe. Marco (Salihu), premtoi se do të kërkonte tek kryeministri Rama dhe forcat politike të Shqipërisë të mundësonin votën e diasporës në zgjedhjet nacionale, dhe po ashtu të zgjeronin rrjetin e konsullatave, e të hapnin shkollat shqipe dhe qendrat e kulturës në gjithë territorin italian.

Një takim tjetër i rëndësishëm ishte me disa prej themeluesve të shoqatës Skanderbeg, por dhe të tjerëve, ndërmarrës të dëshmuar Italian me origjine Shqiptare, në zyrën e konsulencës së Erion Begajt që bashkë me të shoqen kishin themeluar dhe Shoqatën e kontabilistëve shqiptarë në Itali. Të pranishmit, Shpendi Spahiu, Sara Blliku, Elton Pashaj, Gasper Keka,Mirian Marku,Elsid Guraj, avokati i shquar Gentian Alimadhi,i angazhuar dhe në Kasacionin italian, premtuan mbështetje absolute për kandidatin e vetëm shqiptar në këto zgjedhje.

Zoti Marco (Salihu), vizitoi dhe monumentin e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, në një park publik të bukur në qendër të Parmës, së bashku me iniciatorët e tij.

444935292_393285153559302_5817929014308330981_n 442411977_393285133559304_5977017302510651256_n 442425243_393285030225981_7685468843465889394_n 442469976_393285050225979_7210436412390620797_n 442501704_393285013559316_8186125888416569544_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts