“Zgjohet” Egnatia, vjen fitorja e parë pas 7 javësh, thyen Kukësin 1-0

zgjohet egnatia vjen fitorja e pare pas 7 javesh thyen kukesin 1 0
zgjohet egnatia vjen fitorja e pare pas 7 javesh thyen kukesin 1 0

7 javë pa fitore ishin një përjetësi për Egnatian. Ekipi i Tetovës zgjohet më në fund, thyen mininalisht 1-0 Kukësin duke marrë një trepikësh me peshë që sjell qetësi. Më shumë se sa pikët, kjo ishte një fitore morali, pasi në këtë pikë të sezonit kërkohet që ekipi të kap formën maksimale. Në Rrogozhinë, sfida u zgjidh shumë shpejt, që në minutën e 6-të.

Pas një aksioni fantastik, Zejnullai me një goditje shumë të bukur dërgoi topin në rrjetë. Egnatia kishte kontrollin total të lojës, por ishin të pafat si në minutën e 20-të, ku goditja e Spahiut u përplas në traversë. Përtej dëshirës së madhe, Kukësi bëri pak në këtë transfertë për të shmangur këtë humbje.

Fal këtij suksesi, Egnatia qëndron e vetme në krye në kuotën e 54-ët pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e fundit me 25 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →