Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura për ekspertët e mjedisit i hap rrugën ndërtimeve, bizneseve përfituese dhe shkatërrimit të mjedisit.
Eksperti i mjedisit Joni Vorpsi shprehet se në dëgjesat e zhvilluara me ekspertë është folur për një draft, i cili nuk reflektonte përfundimtarin, në të cilin është transformuar edhe pjesa e investimeve strategjike.
Vorpsi shprehet se ky ligj zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, resurset natyrore, pasi nuk ka qëllim ruajtjen dhe menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura, por tjetërsimin e tyre. Eksperti i mjedisit Joni Vorpsi ngre shqetësimin se miratimi i këtij ligji do të ndikojë negativisht në integrimin në Bashkimin Evropian.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co