Sport

Zhegrova ndërron agjent, sulmuesi shqiptar monitorohet nga klubi i madh i Serie A

zhegrova nderron agjent sulmuesi shqiptar monitorohet nga klubi i madh i serie a
zhegrova nderron agjent sulmuesi shqiptar monitorohet nga klubi i madh i serie a

Edon Zhegrova po kalon moment fantastik te Lille, teksa nĂ« kĂ«tĂ« sezon, ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 assiste. SĂ« fundmi, sulmuesi shqiptar ka vendosur ta ndĂ«rrojĂ« agjentin, teksa tĂ« enjten Ă«shtĂ« njoftuar se Hasan Çetinkaya me agjencinĂ« “HCM SPORTS MANAGEMENT” ka marrĂ« nĂ«n menaxhim lojtarin.

Agjencia në fjalë ka nën menaxhim yje si mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, sulmuesi i Sportingut, Viktor Gyokeres, mbrojtësi i Unitedit, Victor Lindelof dhe sulmuesi i Leipzigut, Emil Forsberg.

Nga mediat italiane vijnë të reja të rëndësishme. Calciomercato shkruan se Zhegrova po monitorohet nga Juventusi dhe ekziston mundësia që klubi bardhezi në verë të bëjë ndonjë lëvizje për të sjellë futbollistin në Torino. Asgjë nuk do jetë e lehtë, pasi francezët kanë pretendimet e tyre për 25-vjeçarin, që ka kontratë me Lille deri në vitin 2026.

(J.S/BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts