Bota Sport

Zhgënjimi me Gjeorgjinë, kuqezinjtë shmangin gazetarët. Habitet Silvinjo: Kur nxeheni ju shqiptarët…

zhgenjimi me gjeorgjine kuqezinjte shmangin gazetaret habitet silvinjo kur nxeheni ju shqiptaret





































Në përfundim të ndeshjes së djeshme, asnjë prej futbollistëve të Kombëtares nuk kaloi në zonën miks për të dhënë qoftë edhe një prononcim të shkurtër për mediat.

silvinjo asani

Dukej qartë tensioni nga humbja me Gjeorgjinë, teksa lojtarët u larguan me shpejtësi edhe pas insistimit të gazetarëve, përgjigja ishte jo ose në rastin më të keq, injorimi ishte edhe duke mos folur fare.

Ishte e çuditshme, gjithsesi në përfundim të konferencës së trajnerit Silvinjo, ai gjeti kohën dhe qëndroi për një bisede me gazetarët që ndjekin gjithmonë ekipin kombëtar.

Ndër të tjera, brazilianit iu komunikua se lojtarët nuk i respektuan të gjitha mediat, u panë të tensionuar dhe u larguan me shpejtësi. Duke kërkuar një shpjegim se pse ndodhi diçka e tillë, edhe vet Silvinjo u habit disi.

Megjithatë, me sportivitet, ai tha: “Ne brazilianët jemi të nxehtë, por kur nxeheni ju shqiptarët…” (ishte batuta e trajnerit).

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts