Sport

Zhgënjimi në Europian, Tedesco: Nuk fajësojmë askënd, për momentin s’marrim asnjë vendim

zhgenjimi ne europian tedesco nuk fajesojme askend per momentin smarrim asnje vendim
zhgenjimi ne europian tedesco nuk fajesojme askend per momentin smarrim asnje vendim

Tekniku i Belgjikës, Tedesco u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Francës, rezultat ky që i solli eliminimin nga Europiani “djajve të kuq”.

“U eliminuam për gol në minutën e 85-të, është e vështirë të japësh një gjykim të përgjithshëm dhe të bëjmë tani një analizë se si ishte Kampionati ynë Evropian. Ne do të analizojmë gjithçka që ndodhi dhe më pas do të shohim në javët e ardhshme. Do të ishte shumë e lehtë për të fajësuar gjithmonë arbitrin ose VAR-in.

Me Rumaninë dhe Sllovakinë e mbanin presionin lart, me Ukrainën njësoj edhe nëse në këtë rast lojtarët do ta dinin se me një gol do të eliminoheshin. Të mendosh se Lukaku do të kthehet në shtëpi pa gol është mëkat”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts