Champions është “vija e kuqe” për Allegrin, por dhe për klubin, një objektiv që duhet kapur me çdo kusht, për të shmangur skenarë që do të ndërlikon jo pak sezonin e ri, por dhe të ardhmen. Juve po bën shumë pak për të qenë të qetë në këtë fund sezoni, lënë dy pikë të tjera, këtë herë në transfertë përballë Cagliari-t, mbase janë me fat që dalin të pamposhtur në një ndeshje që e nisën më mënyrën me të keqe të mundshme. Cagliari gjeti golin e parë në minutën e 30-të, me gjyqtarin e takimit, që me ndihmën e sistemit VAR akordoi një penallti. Gaetano u tregua i saktë, ashtu si edhe Mina 6 minuta më pas, ku sërish nga pika e bardhë e penalltisë dërgoi shifrat në 2-0.
“Zonja e Vjetër” u zgjua me fillimin e pjesës së dytë, ku Vlahovic ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke ngushtuar shifrat në 2-1. Në fund, në minutën e 87-të, një autogol shmangu humbjen e Juves duke bërë që Allegri të dilte me një pikë nga kjo transfertë. Për momentin, “Zonja e Vjetër” ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 64 pikëve. Në përfundim të sfidës, edhe Allegri, ashtu si Giuntoli, konfirmoi se do të jetë në krye të ekipit edhe sezonin e ardhshëm:
“Jam u lumtur që do të ulen me Giuntolin të programuar sezonin e ri, por për momentin duhet të sigurojmë Champions League, më pas finalen e Kupës kundër një Lazio të fortë”, theksoi Allegri.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co