Zhupa denoncon: Alfred Peza ka shkelur ligjin, shkarkime masive pa motivacion, RTSH çiflig personal

zhupa denoncon alfred peza ka shkelur ligjin shkarkime masive pa motivacion rtsh ciflig personal
zhupa denoncon alfred peza ka shkelur ligjin shkarkime masive pa motivacion rtsh ciflig personal

TIRANË – Deputetja demokrate Ina Zhupa, me anĂ« tĂ« njĂ« deklarate pĂ«r mediat, bĂ«ri me dije se drejtori i RTSH-sĂ« Alfred Peza ka shkarkuar nga puna plot 125 persona. Zhupa shprehet se Peza ka bĂ«rĂ« shkarkime nga puna, pa ndonjĂ« motivacion, duke shndĂ«rruar RTSH-nĂ« si çiflig personal.

DEKLARATË E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA:

Zgjedhja antiligjore në krye të RTSH-së, është denoncuar herë pas here nga ne dhe kjo zgjedhje ka çuar në veprimet e tij antiligjore, abuzive në krye të RTSH-së.

Sigurisht njeriu që vjen në krye të institucionit pa njohur ligj, do të veprojë duke mos e njohur ligjin edhe gjatë drejtimit të këtij institucioni.

Ne do të bëjmë një seri denoncimesh për abuzimet për abuzimet e RTSH-së me në krye drejtorin e ri të paligjshëm, Alfred Peza.

Sot do të përqendrohem në rastet e shkarkimeve masive në thyerje të rregullave të kodit të punës të Republikës së Shqipërisë, që ka kryer drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza, që me marrjen e pozicionit dhe deri para dy ditësh, ku rasti flagrant ishte i regjisorit i cili kishte bërë dëmin e madh, që kishte lavdëruar emisionin e tij që zhvillohet në RTSH, në Instagramin e tij personal.

Për këtë u dënua nga drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza duke e shkarkuar nga puna.

Ky rast dhe qindra raste të tjera të cilat unë do ti lexoj për transparencë për publikun, tregojnë se si Alfred Peza e ka kthyer RTSH në një çiflig personal, pa ligj, e pa moral, ku bën veprime nga më antiligjore dhe antimorale për nga mënyra se si duhet administruar një institucion që mbahet nga fondet publike dhe taksat e shqiptarëve.

Një gazetare është shkarkuar, Magdallena Alla pse ka shkruar në Facebook kundër dhunës ndaj kafshëve.

Një gazetar është shkarkuar pse nuk ka çuar karriget në mbledhjen e drejtorit.

Një tjetër është shkarkuar pse i ka çuar SMS, Alfred Pezës, ndërkohë që madhëria e tij kërkonte një komunikim më formal dhe më zyrtar.

Sot unë do të lexoj emrat e të shkarkuarve dhe kam edhe motivacionet e secilit nga ta, dhe janë totalisht antiligjore.

Bëhet fjalë për 125 veta të shkarkuar nga Alfred Peza në krye të RTSH-së.

I fundit rasti i regjisorit, Ergi Hasku.

Kjo është një listë e limituar e të gjithë atyre që janë pushuar në mënyrë të padrejtë nga drejtori i RTSH-së, Alfred Peza.

Sigurisht ai anëtare e Komisionit të Edukimit, komisioni përgjegjës për kontrollin e RTSH-së, do të ndjek të gjitha hapat ligjor, për ta ndalur dhe çuar përpara përgjegjësisë ligjore, Alfred Pezën. Ashtu siç i bëj thirrje, organeve të drejtësisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit për monitorimin e këtij institucioni që është kthyer në një institucion të paligjshëm, në një institucion ku vullneti i një individi vlen më shumë se sa rregullat e shtetit, kodi i punës dhe se sa morali dhe përgjegjshmëria që duhet të kryen funksionet publike në këtë rast, në RTSH-së e mbajtur me taksat e shqiptarëve.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →