Zhvendosja e “varrezave” të makinave që ndodhen pranë rrugëve, Balla ndjek në Lushnje aksionin e IKMT

zhvendosja e varrezave te makinave qe ndodhen prane rrugeve balla ndjek ne lushnje aksionin e ikmt

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka evidentuar 526 pika të grumbullimit të mjeteve të përdorura, të shpërndara pranë akseve kryesore rrugore, e me mbështetjen e Policisë së Shtetit po vijohet me çlirimin e këtyre hapësirave nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme. Gjatë fazës së parë të këtij procesi është kërkuar heqja vullnetare nga zotëruesit e këtyre vend-grumbullimeve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Kryeinspektori i IKMT-së Ervin Hoxha ndoqën nga afër aksionin në zonën e Lushnjës.

“Sot në vijim të operacionit, të nisur prej 2 javësh, janë evidentuar 526 pika. Ka filluar lirimi vullnetarisht, pjesa tjetër vijon përmes gjobave dhe masa administrative. Operacioni ka qenë i ndarë në 3 javë, pas njoftimeve, bizneset kanë patur një kohë për largimin vullnetar dhe ka patur një reagim shumë pozitiv. Këtë javë kemi filluar dhe me gjobat e masat administrative”, nënvizoi Hoxha.

“Nuk jemi kundër ligjit, por kërkojmë më tepër kohë për përpunimin dhe zhvendosjen e mjeteve”, tha pronari i një biznesi në Lushnje.

“Ligji është në fuqi prej 11 vitesh dhe mos harroni se është një rrugë europiane, vjen nga Gjermania, në Kroaci, zbret në Shqipëri për në Greqi. Në asnjë vend të botës nuk lejohet që në këtë rrugë, me këtë lloj intensiteti të ketë pamjen me makinat e vjetra të hedhura”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Taulant Balla2
Taulant Balla2

IKMT dhe Policia do të ri-kontrollojnë territorin me qëllim pastrimin e plotë të gjithë akseve rrugore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →