Kryeministri i Anglisë, Keir Starmer ka humbur vëllain e tij në moshën 60-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Siç shkruajnë mediat e huaja, duke i dhënë lamtumirën vëllait të tij, kryeministri britanik e cilësoi atë si një njeri të mrekullueshëm.
“Ai i përballoi të gjitha sfidat që i hodhi jeta me guxim dhe humor të mirë. Do të na mungojë shumë”, tha Starmer. “Do të doja të falënderoja të gjithë ata që trajtuan dhe u kujdesën për Nick-un”, shtoi ai,
Kryeministri Starmer kishte planifikuar të shkonte me pushime me familjen e tij, por e ka shtyrë atë për shkak të humbjes së vëllait të tij, sipas mediave britanike.