Bota Sport

Zikaltrit e Interit, përsëri favoritë për titullin prej merkatos dhe… Inzagit

zikaltrit e interit perseri favorite per titullin prej merkatos dhe inzagit





































Interi është gati për se zonin e ri, madje disa hapa përpara në krahasim me ekipet e tjera që do të garojnë për titullin kampion. Futbolli i gushtit u mbyll në kuptimin figurativ dhe tani të gjitha forcat janë fokusuar te debutimi kundër Xhenoas. Inzagi ka marrë sinjale pozitive nga të rinjtë që janë afruar, edhe pse qershia mbi tortë do të ishte një lojtar mbrojtës i afruar në merkato. Megjithatë, edhe kështu, zikaltrit janë gati.

inter

FAZA PËRGATITORE – Futbolli i gushtit është i çuditshëm. Interi që u pa me Çelsin la larguar mendimet e këqija që u krijuan pas miqësores me Al Itihadin. Fjala kyçe është gjithmonë e njëjta: Ritmi. Në Londër, zikaltrit pa Lautaron, Çalhanoglunë, Zielinskin dhe Taremin e rritën nivelin, ndërsa ndeshjet e treta konfirmuan atë që i shkon për shtat Interit: skuadra është e kompletuar. Dhe është pikërisht në mesfushë, ku Fratezi dhe Zielinski do të jenë dy titullarë të shtuar. Askush nga të dy nuk është më i avantazhuar për të luajtur, por kampionati është i gjatë dhe do të ketë vend për të dy.

MERKATO- Që skuadra të jetë 100% e plotë i mungon një mbrojtës në të majtë. Plani afatgjatë është për një mbrojtës qendre që të rritet pas Bastonit, një operacion “alla” Bisek për t’u kuptuar. Auzilio është duke ndjekur disa profile, nga Leoni i Sampdorias te Renan i Zenitit. Por “xholi” nuk është zbuluar ende dhe kampionët po presin për të bërë lëvizjen finale. Një tjetër pikë është e lidhur me sulmuesin. Korrea mund të largohet, por nuk ka ende oferta. Ndërkohë që Arnautoviç ka bërë prapakthehu pas bisedës me klubin dhe do të qëndrojë si sulmues i katërt. Fiton 3,5 milionë euro në vit.

TAREMI- Tifozët e Interit duhet që të fillojnë të ke në shumë besim në vetvete për ekipin dhe ta bëjnë në gjuhën e Iranit. Golit për shembull i thuhet Zad. Dhe Taremi në karrierë ka shënuar dhe do të vazhdojë të shënojë shumë. Ai është në qendër të kopertinës së verës, përveç dëmtimit muskulor. Me shumë mundësi do të rikuperohet për Xhenonan. Gjatë kësaj kohe ka magjepsur Inzagin. Ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje, ka fituar një penallti dhe disa të goditura prej tij me saktësi. Taremi pëlqehet sepse siç e thotë edhe Bergomi, nuk është i jashtëzakonshëm vetëm në diçka, por di të bëjë shumë gjëra. Shënon, të bën të shënosh, të ndihmon në ajër, lëviz shumë. Do t’i argëtojë tifozët.

TË RINJTË- Për Taremin sapo folëm. Përtej tij kanë ardhur në skuadër edhe Zielinski, Martinez, Topaloviç, Perez dhe Tiago Romano. Polaku është një mesfushor me kualitet dhe i mësuar të luajë si titullar. Do të sfidojë Mkitarianin, një lojtar që nuk pushon kurrë. Vitin e kaluar ishte futbollisti me më shumë minuta në këmbë. Pjesa tjetër janë të rinj që kërkojnë të bëhen kampionë. Topaloviç është një mesfushor me kualitet, Perez një mbrojtës 1 metër e 91 centimetra dhe Romano sapo ka ardhur nga Panathinaikos. Luan në sulm dhe pas sulmuesit. Interi ka firmosur një kontratë 5- vjeçare me të. Do të alternohen mes ekipit të parë dhe atyre të të rinjve.

DORA E TRAJNERIT – Është gjithmonë e njëjta. Pa dyshim ky është avantazhi strategjik që ka skuadra e Interit në krahasim me ekipet e tjera që kanë ndryshuar trajnerin (Juventus, Milan, Napoli). Si bazë, zikaltrit do të vazhdojnë me skeman 3-5-2 shumë sulmues dhe me kualitet prej lojtarëve të ardhur. Vera ka shërbyer edhe për ndonjë eksperiment, për shembull si Barela në “regji”, por kampionati do të nisë me vazhdimësinë.

SURPRIZA- Askush nuk e priste një ndikim kaq shumë pozitiv të Taremit, i cili ka shënuar menjëherë në start. Lajmi është që iraniani është gati për Interin. Por për t’u theksuar është edhe Bisek, i cili gjithmonë ka qenë mes më të mirëve në testet e verës. Gjermani është kandidat për një fanellë titullari kundër Xhenoas.

KALENDARI- Kampionati i Interit do të rifillojë të shtunën më 17 gusht në Marasi kundër Xhenoas. Në javën e dytë, zikaltrit do të përballen me Leçen më 24 gusht, ndërsa java e tretë do ta vërë përballë Atalantës më 30 gusht. Për t’u vendosur janë data dhe orari i sfidave ndaj Monzës dhe Milanit.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts