Joshua Zirkzee po zhvillon një sezon pozitiv te Bologna. Sulmuesi i njohur ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën nga Bologna këtë edicion, teksa me paraqitjet e tij i ka dhënë një dorë ekipit për të kapur zonën e Europës.
Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet e mëdha ku sipas asaj që shkruajnë mediat, Milan po mendon që të transferojë futbollistin. Sipas asaj që u raportua në edicionin e sotëm të La Gazzetta dello Sport, ish sulmuesi i Bayern Munichut do të qëndronte me dëshirë në Serinë A, për t’u rritur më tej dhe e konsideron Milanin një destinacion të mirëpritur. Një lajm i mirë ky, që mund të rezultojë si një shtysë për të kryer transferimin. Holandezi ka realizuar 10 gola në këtë sezon, ndërsa ka dhuruar 3 asiste.
Milani mund të arrijë deri tek një ofertë afër 50 milionë, duke përfituar këtu edhe nga kartoni i Alexis Saelemaekers, vlera e të cilit mendohet të jetë 10 milionë euro.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co