La Gazzetta dello Sport, në edicionin e sotëm bën një bilanc të së ardhmes së Joshua Zirkzee, sulmuesit të Bolognas që mund të kthehet në Bayern Munich në verë për 40 milionë euro, nëse bavarezët do shfrytëzojnë klauzolën e riblerjes.
Në fakt, Bayerni duket se ka plane të ndryshme, me blerjen e Harry Kane verën e kaluar dhe duke marrë parasysh faktin se talenti Mathys Tel premton shumë. Në këto kushte, shanset që Zirkzee të kalojë te kampionët e Gjermanisë duken minimale.
Një asist ky për Milanin, me kuqezinjtë që e kanë vendosur futbollistin në krye të listës së tyre të dëshirave, së bashku me Sesko te Leipzig, Gokeres të Sporting CP dhe Gimenez të Feyenoord. 22-vjeçari Zirkzee ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, deri më tani në këtë sezon me skuadrën e Bolognas.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co