Zjarr dhe shpërthime të fuqishme në Rusi, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Voronezh

zjarr dhe shperthime te fuqishme ne rusi shpallet gjendje e jashtezakonshme ne voronezh
zjarr dhe shperthime te fuqishme ne rusi shpallet gjendje e jashtezakonshme ne voronezh

Një zjarr dhe shpërthim i madh ka ndodhur në Ostrogozsk të rajonit Voronezh të Rusisë pas një sulmi me dron.

Në atë qark është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe autoritetet po evakuojnë banorët e një fshati, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Guvernatori i rajonit Voronezh, Aleksander Gusev, njoftoi në Telegram se banorët e një fshati po evakuohen përkohësisht me autobus në disa vendbanime aty pranë. Ai vuri në dukje se banorëve iu dhanë udhëzime të sakta evakuimi.

Shërbimet e urgjencës dhe autoritetet lokale po operojnë në vendngjarje.

Sipas informacioneve të para nuk ka pasur civilë të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co