Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së premtes një pjesë të malit të Saraqindit duke përfshirë zonën Shalës- Dishat – Markat, bashkia Konispol.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të Konispolit, Sarandës dhe Finiqit.
Për shkak të terrenit të vështirë për të shuar zjarrin është vepruar me mjete rrethanore dhe me pompa shpine me ujë.
Krahas punonjësve zjarrfikës në ndihmë kanë shkuar edhe banorë të bashkisë Konispol. Ende po luftohet për të vënë në kontroll zjarrin në këtë zonë ku u rrezikuan ullishtet dhe banesat. Dyshohet që zjarri të ketë qënë i qëllimshëm.
Bashkia e Konispolit nisur nga ky rast me përmasa ju bën thirrje qytetarëve të shmangin zjarrvënien dhe njëherësh njofton se kullotat e djegura nuk do të kontraktohen!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co