Një vatër zjarri masive është shfaqur këtë të shtunë në fshatin Kurqele të Njësisë Administrative Suç në Bashkine e Klosit. Për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke ju afruar banesave.
Flakët kanë djegur disa varreza, ndërsa është bërë ndërhyrje e shpejtë nga ana e forcave zjarrfikëse, Shërbimit Pyjor, të administratës së Bashkisë së Klosit.
[embedded content]
Për të ndjekur nga afër situatën në terren ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Klos Valbona Kola e cila tha se falë angazhimit të të gjithëve është bërë e mundur shmangia e dëmeve të mëdha dhe rrezikut të djegies së banesave. Kola ju bëri apel banorëve të tregohen të kujdesshëm në këto ditë të nxehta dhe të mos bëhen shkak për shkaktimin e zjarreve, pasi dëmi është në të keqe të të gjithëve.
Flakët kanë djegur jo vetëm masivin pyjor me dushqe, por edhe vreshta të banorëve të zonës si në pemëtari e rrush. Kjo është hera e parë që në këtë zonë është shfaqur vatër zjarri ndërsa policia e cila ka nisur hetimet pritet të gjejë shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co