Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ish-uzinën e baterive në Berat, duke rrezikuar banesat e disa qytetarëve aty parë.
Mësohet se zjarri ishte shumë pranë depozitave të gazit dhe banesave të lagjes “Donika Kastrioti”. Pas njoftimit në marrë, në zonë janë nisur grupet e shërbimit me 4 mjete zjarrfikëse.
Edhe pse era dhe temperaturat e larta po e devijonin zjarrin drejt banesave të lagjes dhe depozitave të gazit, zjarrfikësit bën të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër dhe fikjen e tij, duke shmangur rrezikun.
Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi, por ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e saktë e djegur nga zjarri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co