Zjarret në Dropull, dy zjarrfikës përfundojnë në spital

zjarret ne dropull dy zjarrfikes perfundojne ne spital
zjarret ne dropull dy zjarrfikes perfundojne ne spital

Dy efektiva të forcave zjarrfikëse, pjesë e operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve në Dropull kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

Njeri prej zjarrfikësve ka djegie të lehta në gjymtyrë ndërsa tjetri probleme si shkak i asfiksisë nga tymi, raporton për Balkanweb, gazetarja Brikena Metaj.

Aktualisht gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përnetit, Tepelenës dhe Libohovës.

Pjesë e operacionit ishin edhe forcat e ushtrisë, policisë, banorë të zonës si dhe një helikopter që ndihmuan për shuarjen e zjarreve masive në Dropull.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →