Zjarret në Finiq dhe Delvinë, Pirro Vëngu: Koordinim i shkëlqyer, u shpëtua e gjithë pasuria kulturore dhe arkeologjike e Parkut

zjarret ne finiq dhe delvine pirro vengu koordinim i shkelqyer u shpetua e gjithe pasuria kulturore dhe arkeologjike e parkut
zjarret ne finiq dhe delvine pirro vengu koordinim i shkelqyer u shpetua e gjithe pasuria kulturore dhe arkeologjike e parkut

Pirro Vëngu, ministër i Mbrojtjes, ka reaguar lidhur me zjarret në Bashkitë Finiq dhe Delvinë, që u përballën me vatra zjarri të forta gjatë ditës së sotme.
Vëngu tha se është mbrojtur e gjithë pasuria kulturore dhe arkeologjike e Parkut Arkeologjik të Finiqit, ndërsa e konsideroi si një natë vigjilence këtë të sotmen, për të pasur vëmendjen maksimale për vatrat e zjarrit.

Ministri i Mbrojtjes tha se ka pasur një koordinim të shkëlqyer mes institucioneve, duke theksuar se i gjithë rrafshi i kodrave u përfshinë nga flakët.
Vëngu tha se në operacion u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektivë të forcave zjarrfikëse, 65 forca të armatosura, si dhe për një kohë të gjatë pati një angazhim në fikjen e zjarrit nga ajri, që bënë të mundur izolimin e vatrave dhe minimizimin e forcës së flakëve.

Prefekti i Vlorës tha se Bashkia e Finiqit ka reaguar në mënyrë të menjëhershme. “Zjarri u përhap në mënyrë të rrufeshme. Nuk kemi dëme në banesa dhe njerëz”, tha Prefekti i Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →