Zjarret e furishme pyjore në rajonin qendror Valparaiso të Kilit kanë marrë të paktën 122 jetë, tha qeveria kiliane.
Sipas agjencisë së mjekësisë ligjore të vendit të Amerikës së Jugut, Shërbimit Mjekësor Ligjor tha se vetëm 32 nga viktimat fatale janë identifikuar, ndërsa ekipet e ekspertëve kanë kryer 40 autopsi.
Zjarret shpërthyen të premten në vende të ndryshme duke djegur më shumë se 11,000 hektarë në Valparaiso, ndërsa 3,000 deri në 6,000 shtëpi kanë pësuar dëme.
Shkaqet e zjarreve janë ende nën hetim për shkak të një vale të nxehtë të vazhdueshme që goditi Kilin gjatë verës në hemisferën jugore.
Autoritetet shpallën një gjendje të jashtëzakonshme për të vendosur trupa ushtarake për të ndihmuar në kontrollin e zjarreve dhe për të kanalizuar burime shtesë në rajon.
Kjo është tragjedia më e rëndë që godet Kilin që nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 dhe cunami i mëvonshëm që mori 525 jetë dhe la 23 të zhdukur në vitin 2010, sipas shifrave zyrtare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co