Shqiperia

Zjarret në Lezhë, Balla: Janë 5 vatra aktive, problem mbetet kurora me pisha. Kontakte edhe me KFOR-in

zjarret ne lezhe balla jane 5 vatra aktive problem mbetet kurora me pisha kontakte edhe me kfor in
zjarret ne lezhe balla jane 5 vatra aktive problem mbetet kurora me pisha kontakte edhe me kfor in

Taulant Balla, ministri në detyrë i Brendshëm, duke reaguar lidhur me situatën e zjarrjeve në Qarkun e Lezhës, tha se me situatën që jemi duhet një ndërhyrje nga ajri.

Balla tha se është një operacion i vështirë, ku era favorizon flakët.

“Në kushtet e kësaj ere kemi një përhapje të flakëve. Po punohet në mënyrë të pandërprerë. Janë 5 vatra zjarri aktive. jam shumë i shqetësuar për vatrat në Kurorën mbi qytet, gjithashtu kemi situatë në Ramën e Hedhun, apo edhe në Shëngjin”, tha Balla.

Ai u shpreh se nga vlerësimi paraprak nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Sipas tij, të gjithë strukturat janë në krye të detyrës.

[embedded content]

Balla tha se nuk ka asnjë hotel të përfshirë nga zjarri, flakët mund të jenë afruar, por nuk kemi asnjë banesë të përfshirë nga flakët.

“Jemi në komunikime të vazhdueshme me vendet e BE-së për të siguruar ndihmën nga ajri. Dy avionë janë në veprim, gjithashtu Ministria e Mbrojtjes është në kontakt me KFOR, për të siguruar një tjetër ndërhyrje nga ajri”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts