Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses, Arben Cara në një prononcim për mediat u shpreh se zjarri në Llogara është vënë nën kontroll dhe se nuk rrezikohet Parku Kombëtar.
Ai tha se në terren ndodhen rreth 40 forca zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e të gjitha vatrave.
“Kemi patur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora ,fatmirësisht vatrat e zjarrit në Llogora i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë pasi vendosem ne lëvizje të gjitha strukturat ndërhymë nga ajri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogorasë pasi era po favorizon vatrat e zjarrit, situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet, Parku Kombëtar i Llogorasë”, tha ai.
Drejtori Arben Ceka gjithashtu u shpreh se është një zjarrvënie e zellshme dhe se do vendosen para ligjit autorët.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co