Shqiperia

Zjarri i fuqishëm rrezikon kurorën e Liqenit të Zi në Bulqizë, flakët shkrumbojnë pisha shekullore

zjarri i fuqishem rrezikon kuroren e liqenit te zi ne bulqize flaket shkrumbojne pisha shekullore
zjarri i fuqishem rrezikon kuroren e liqenit te zi ne bulqize flaket shkrumbojne pisha shekullore

Një vatër zjarri është aktivizuar që prej ditës së djeshme në masivin pyjor të fshatit Tërnovë në Bulqizë.

Flakët janë drejtuar drejt kurorës së gjelbër të liqenit të Zi, e vetmja kurorë e paprekur në këtë zonë.
Për shkak të erës së fortë vatra e zjarrit po zgjerohet dhe po merr përmasa të mëdha.

Në terren ndodhen punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë por është e pamundur fikja e zjarrit nga toka për shkak të erës së fortë. Deri tani zjarri ka djegur disa hektar me pishë shekullore, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për ndihmë.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts