Një zjarr i madh ka rënë te tregu i rrobave të përdorura në Shkodër mbrëmjen e sotme, ndërsa flakët ende nuk janë shuar.
Raportohet se forcat zjarrfikëse kanë nisur punën për shuarjen e flakëve masive, ndërsa atyre u janë bashkuar edhe forca nga Ulqini dhe Vau i Dejës.
Sakaq, shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion shtesë
Me qëllim evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, janë angazhuar maksimalisht dhe ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.
Njëkohësisht në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës po shkojnë dhe zjarrfikësit e Vaut të Dejës dhe Ulqinit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.
Po vijon intensivisht puna për shuarjen e zjarrit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co