Shqiperia

Zjarri masiv ‘’pushton’’ 5 hektarë sipërfaqe toke me ullinj në Fier, dhjetëra mjete të zjarrfikëses në vendngjarje

zjarri masiv pushton 5 hektare siperfaqe toke me ullinj ne fier dhjetera mjete te zjarrfikeses ne vendngjarje
zjarri masiv pushton 5 hektare siperfaqe toke me ullinj ne fier dhjetera mjete te zjarrfikeses ne vendngjarje

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune kodrat me ullishte në Peshtan të Vogël në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë duke dalë jashtë kontrollit teksa kanë përfshirë një sipërfaqe prej 5 ha.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 6 mjete zjarrfikëse , 4 të Fierit dhe 2 të Albpetrolit të cilat janë angazhuar me efektiv të plotë për shuarjen e flakëve.

Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll ndërsa forcat zjarrfikëse ende po punojnë për të shuar të gjitha vatrat në mënyrë që të evitohet riaktivizimi.

Kjo zonë përfshihet pothuajse cdo verë nga zjarret masive , për shuarjen e të cilave është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.

Ndërkohë zjarri i sotëm fatmirësisht ndodhet larg zonës së banuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts