Shqiperia

Zjarri në Llogara, drejtori i Zjarrfikëses: Flakët janë vënë nën kontroll, autorët do përgjigjen penalisht

zjarri ne llogara drejtori i zjarrfikeses flaket jane vene nen kontroll autoret do pergjigjen penalisht
zjarri ne llogara drejtori i zjarrfikeses flaket jane vene nen kontroll autoret do pergjigjen penalisht

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses -Arben Cara në një prononcim për mediat u shpreh: “Kemi patur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogora.

Fatmirësisht vatrat e zjarrit në Llogora i kemi mbyllur në një kohe shumë të shpejtë pasi vendosem ne lëvizje të gjitha strukturat, ndërhymë nga ajëri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogorasë, pasi era po favorizon vatrat e zjarrit. Situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogorasë”, tha ai.

Drejtori Arben Ceka gjithashtu u shpreh se është një zjarrevënie e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët e zjarrvënies në Llogara.

Më herët, një zjarr përfshiu edhe lagjen Gjilekë të Dhërmiut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts