Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Çërrilën në Mallakastër. Gazetari Ilmi Saliaj në një raportim për Balkanweb bëri të ditur se si pasojë e flakëve janë djegur dy banesa të pabanuara, si dhe sipërfaqe të mëdha të pyllit me pisha dhe ullishte.
Në terren janë mjetet dhe ekipet e zjarrfikësve, si dhe forca të ushtrisë dhe policisë.
[embedded content]
Kryebashkiaku Qerim Ismaliaj tha se ka një angazhim maksimal të ekipeve të emergjencës me flakët, por era e fortë që fryn favorizon përhapjen e flakëve.
Nga raportimet mësohet se nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që nuk ka të dhëna për dëme në bagëti.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co