Një zjarr që shkaktoi dëme të mëdha në parkun më të madh argëtues të Suedisë në Goteborg të hënën mbetet aktiv dhe luftimet ndërlikohen nga rreziku i shembjes së ndërtesës, thanë sot shërbimet e urgjencës së qytetit.
Një person është zhdukur pasi zjarri shkatërroi një park ujor në ndërtim. Zjarri është rindezur pasditen e së martës dhe në vendngjarje janë dërguar njësitet shtesë zjarrfikëse për ta vënë nën kontroll.
“Një zjarr është ndezur në strukturë dhe ne nuk mund të hyjmë në pjesë të caktuara të ndërtesës për ta shuar atë, sepse ekziston një rrezik i madh për shembje”, tha agjencia në një deklaratë sot.
#Watch 🇸🇪 | A large fire broke out on Monday morning (12), at Oceana, Liseberg’s new water park, in Gothenburg, Sweden.
Cause of fire still unknown.#Sweden #Gothenburg #MassiveFire #BreakingNews #JustIn #Oceana #Liseberg pic.twitter.com/6ZgC8uSkvs
— Europe Cognizant (@EuropeCognizant) February 12, 2024
“Ne kemi kontroll që zjarri të mos përhapet në ndërtesat fqinje”, shtoi agjencia. Nuk mund të parashikojmë se kur do të përfundojë fikja.
Imazhet nga zjarri i mëngjesit të së hënës treguan topa zjarri, flakë dhe shpërthime të shumta që shkatërruan rrëshqitje uji, ndërsa një re tymi i zi u ngrit mbi qytet.
Policia ka nisur hetimet për pakujdesi të rëndë dhe shkelje të kodit të punës. Gjashtëmbëdhjetë persona u trajtuan për lëndime të lehta, por askush nuk u shtrua në spital.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co