Policia ka vënë në hetim një 65-vjeçar pasi dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Velçë.
Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke 50 hektarë, 500 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër dhe bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”
Njoftimi i policisë:
Ndezi zjarr nga pakujdesia, në tokën e tij, në fshatin Velçë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 50 ha tokë dhe 500 rrënjë ulliri, procedohet penalisht, për shkak të gjendjes shëndetësore, 69-vjeçari.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes shëndetësore, për shtetasin M. M., 69 vjeç, banues në fshatin Velçë.
Ky shtetas, dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Velçë. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke 50 hektarë, 500 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër dhe bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon sërish për të gjithë banorët, dhe veçanërisht për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co