Zjarri te shkallët e Parlamentit, “jehonë” në mediat ndërkombëtare/ Demokratët shkulën mikrofonat dhe hodhën objekte…

zjarri te shkallet e parlamentit jehone ne mediat nderkombetare demokratet shkulen mikrofonat dhe hodhen objekte
zjarri te shkallet e parlamentit jehone ne mediat nderkombetare demokratet shkulen mikrofonat dhe hodhen objekte

Deputetë të opozitës nxorrën karriget e tyre nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e hyrjes së godinës ku zhvillohen seancat plenare. E gjithë situata ndodhte në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Skenat me flakë në hyrje të Parlamentit kanë bërë xhiron e botës, ndërsa mediat kryesore kanë pasqyruar atë se ccfarë ndodhte në kryeqytetin shqiptar.

Ligjvënësit shqiptarë të opozitës ndërprenë me dhunë një seancë të Parlamentit të hënën për të protestuar ndaj burgosjes së një kolegu ligjvënës.

“Partia Demokratike e Shqipërisë ka akuzuar prej kohësh Partinë Socialiste në pushtet për uzurpim të të gjitha pushteteve, përfshirë drejtësinë, dhe ka organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013.

Demokratët shkulën mikrofonat nga tavolina, hodhën objekte në drejtim të vendit ku ulet Kryetarja e Kuvendit  dhe ministrave të qeverisë, si dhe dogjën karriget, duke thënë se dënimi me burg i Ervin Salianjit ishte i motivuar politikisht. Ata kanë bërë thirrje gjithashtu për protesta që thonë se do të bllokojnë kryeqytetin, Tiranën, duke filluar nga java e ardhshme”, thuhet në një prej artikujve të mediave ndërkombëtare.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha se djegia e karrigeve ishte një shenjë “mosrespektimi ndaj qytetarëve, ligjit dhe institucioneve të shtetit demokratik”.

Udhëheqësi i demokratëve Sali Berisha , i cili është në arrest shtëpie me akuza për korrupsion, tha se protesta ishte fillimi i betejës së opozitës për të rimarrë pushtetin përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë në një tjetër media ndërkombëtare thuhet se politikanët shqiptarë të opozitës i vunë zjarrin një grumbulli karrigesh prej druri jashtë parlamentit të hënën për të protestuar ndaj burgosjes së një kolegu të tyre.

Në fillim të seancës së rregullt parlamentare, deputetët e opozitës bartën karriget nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin.

Në një tjetër artikull thuhet se ligjvënësit shqiptarë të opozitës së djathtë hodhën karriget e tyre jashtë parlamentit dhe i vunë flakën për të protestuar kundër një dënimi me burg të dhënë një prej kolegëve të tyre.

Ervin Salianji, një zyrtar i Partisë Demokratike kryesore të opozitës, u shpall fajtor javën e kaluar për dhënien e dëshmisë së rreme në një rast trafiku droge që synonte vëllain e një deputeti të Partisë Socialiste në pushtet.

Gjyqtarët dyshuan se disa anëtarë të opozitës kishin prodhuar regjistrime të rreme.

Opozita e cilësoi arrestimin dhe dënimin e Salianjit si një “akt të verbër hakmarrjeje dhe terrori politik ndaj Partisë Demokratike” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas tij.

“Ne do të vazhdojmë betejën tonë kundër Ramës, i cili është i vetmi përgjegjës për këtë situatë”, u tha gazetarëve kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Rama në një deklaratë përshëndeti vendimin e gjykatës për rastin për të cilin tha se ka “tronditur” opinionin.

Deputetët e opozitës u bënë thirrje shqiptarëve që të mblidhen më 7 tetor në kryeqytetin Tiranë për të protestuar kundër Ramës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →