![“Zoti pengoi që të ndodhte e pamendueshmja”, Trump njofton vijimin e fushatës pas atentatit: Nuk do të kemi frikë! 2 zoti pengoi qe te ndodhte e pamendueshmja trump njofton vijimin e fushates pas atentatit nuk do te kemi frike](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/zoti-pengoi-qe-te-ndodhte-e-pamendueshmja-trump-njofton-vijimin-e-fushates-pas-atentatit-nuk-do-te-kemi-frike.jpg)
Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur falënderimet e tij për personat që i kanë qëndruar pranë pas momenteve të panikut të krijuara dje në Pensilvani, pasi një 20-vjeçar hapi zjarr dhe tentoi të vriste kandidatin republikan.
Trump theksoi se vetëm “Zoti pengoi të ndodhte diçka e pamendueshme”, ndërsa shtoi se nuk do të ketë frikë dhe do të vijojë “të sfidojë ligësinë”.
Më tej ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehu sërish mesazhe mbështetjeje për të dëmtuarit e tjerë të mitingut, teksa bëri thirrje se do të vijojë turin e tij elektoral këtë javë duke takuar mbështetësit në Wisconsin.
Reagimi i plotë:
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co