Objektivi i Liverpulit për mesfushën, Martin Zubimendi, ka refuzuar një lëvizje në “Anfield Road” për të qëndruar te Real Sociedadi. Pritej që ylli i kombëtares së Spanjës, i cili kishte një klauzolë lirimi prej 51 milionë paundësh në kontratën e tij do të largohej nga klubi i La Ligas këtë verë.
Megjithatë, Sociedadi ishte i dëshpëruar për të mbajtur Zubimendin dhe 25- vjeçari tani ka zgjedhur të qëndrojë me klubin bask, pasi iu ofrua një kontratë e re me paga më të larta. Tani mbetet për t’u parë nëse Liverpuli, i cili mbetet i vetmi klub i Premier Ligës që ende nuk ka bërë një transferim deri më tani këtë verë, do ta zhvendosë fokusin e tij në objektiva të tjerë për mesfushën.
Sidoqoftë, trajneri i ri i “Reds”-ave, Arne Slot, mund të thërrasë lojtarë si Rajan Gravenberk, Kërtis Xhons, Aleksis Mek Alister, Dominik Sobozlai dhe Vataru Endo për të luajtur në mesfushë, ndërsa mbrojtësi i djathtë, Trent Aleksander-Arnold gjithashtu u përdor shpesh në atë rol nga trajneri Jyrgen Klop sezonin e kaluar dhe nuk është çudi që të përdoret atje edhe nga tekniku holandez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co