Kosova

Zv. kryeministri i Kosovës deklaron se Serbia refuzoi takimin, e fton Lajçakun të reagojë

zv kryeministri i kosoves deklaron se serbia refuzoi takimin e fton lajcakun te reagoje
zv kryeministri i kosoves deklaron se serbia refuzoi takimin e fton lajcakun te reagoje

Serbia e ka refuzuar takimin me kryenegociatorët më 17 shtator sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë të premten (13 shtator) zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke i reaguar raportimit të mediumit serb “Tanjug” se pala kosovare refuzoi takimin.

Në një shkrim në “X”, Bislimi ka thënë se Serbia u mundua të imponojë pika të rendit të ditës “të destinuara për konsum të brendshëm politik”.

Kryenegociatori i Kosovës e ka ftuar ndërmjetësin Lajçak “të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe, të cilat thonë në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”.

Më 6 shtator, Lajçak vizitoi Kosovën nga ku u shpreh pas takimit me Bislimin se është arritur “pajtimi për takimin e radhës” – por nuk dha detaje të tjera. Më pas, më 10 shtator, emisari sllovak vizitoi edhe Serbinë “për përgatitjen për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts