Zvicër-Itali/ “Azzurrët” dominues në përballjet direkte, Zvicra nuk fiton prej 30 vitesh

zvicer itali azzurret dominues ne perballjet direkte zvicra nuk fiton prej 30 vitesh
zvicer itali azzurret dominues ne perballjet direkte zvicra nuk fiton prej 30 vitesh

Zvicër-Itali do të jetë sfida e parë që do të luhet në fazën e 1/8 të finaleve në Euro 2024. Për “azzurrët” e teknikut Spalletti, sfida e sotme parashikohet të jetë tepër e vështirë, pasi përballë tyre do të jenë helvetët, e shqiptarëve Xhaka e Shaqiri, të cilët dhuruan një performacë shumë të mirë në ndeshjet e fazës së grupeve.

Por si kanë rezultuar përballjet e mëparshme mes këtyre dy kombëtareve? Zvicra dhe Italia janë përballur gjithsesj plotë 23 herë me njëra tjetrën. Padyshim Italia ka qenë skuadra me e suksesshme nga këto përballje. “Azzurrët” kanë fituar 10 ndeshje ndaj Zvicrë, 10 përballje janë mbyllur në barazim, ndërkohe vetëm 3 herë kanë fituar helvetët. 17 gola kanë realizuar zviceranët, ndërkohë plotë 31 gola janë shënuar nga përfaqësuesja italiane. Fitorja e fundit e Zvicrës ndaj Italisë, daton shumë larg, në vitin 1993, në një ndeshje për kualifikueset e Kupës së Botës, USA 1994.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →